Kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë? Kreu i KQZ pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses: Nuk është çështje ditësh, pasi të…

10/10/2025 13:40

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zbuloi se zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës do të mbahen 30 ditë që pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Celibashi u shpreh se do të duhet kohë për të bërë përgatitjet për zgjedhje, teksa la të kuptohej se edhe nëse vendimi për kryeqytetin do të merret me 31 tetor, sërish do të duhet të zbarohet afati ligjor prej 30 ditësh.

“Se çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtuese merr një vendim apo një vendim tjetër nuk do të preferoja ta bëja sepse do të isha në pozitën e një komentatori. Në kapacitetin tim, mendoj që vlen të them se sa do të vijojmë. Kushtetuesja ka caktuar datën 31 për të vendosur mbi këtë çështje që mund të jetë vendimi përfundimtar, në çdo lloj versioni qoftë KQZ, qoftë Këshilli i Ministrave ose Presidenti s’do të shohin nëse do të ketë vend në secilin këto institucione, për të marrë vendime.

Nuk do te preferoj të flisja se çfarë duhet të bënin institucionet. Nuk është çështje ditësh, pasi kushtetuesja mund ta shqyrtonte edhe këto ditë ose edhe pas 31 tetor, nga pikëpamja e asaj që mund të prodhojë nga pikëpamja juridike nuk lidhet me datën si vetvete.

Procesi i përgatitjes së zgjedhjeve është një proces që kërkon një periudhë kohe të caktuar, në rastin e zgjedhjeve të pjesshme është e përcaktuar qartë se nuk do të bëhen jo më afër se 30 ditë që nga momenti që është bërë vakanca, dhe jo më shumë se 45 ditë pas shpalljes së vakancës. Zgjedhjet do të mbahen 30 ditë më vonë nga momenti i vakancës, tha Celibashi.

Top Channel