Kërkon të anulojë takimin me Presidentin e Kinës, Donald Trump: Ata po bëhet shumë armiqësore

10/10/2025 19:40

Presidenti Donald Trump ka kërkuar të tërhiqet nga takimi i planifikuar me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, pasi Pekini shtrëngoi rregullat për eksportet e metaleve të rralla.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se tani nuk sheh asnjë arsye për t’u takuar me Presidentin Xi duke akuzuar Kinën se po bëhet shumë armiqësore dhe po përpiqet ta mbajë botën peng.

Ai paralajmëroi gjithashtu një rritje masive të tarifave ndaj mallrave kineze, duke sinjalizuar një rikthim të tensioneve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Përveç kufizimeve të reja për eksportet e metaleve të rralla, Kina ka hapur një hetim për monopol ndaj kompanisë amerikane të teknologjisë Qualcomm, gjë që mund të pengojë blerjen e një prodhuesi tjetër çipash nga kjo kompani.

Pekini njoftoi gjithashtu se do të aplikojë tarifa të reja për anijet që kanë lidhje me SHBA-në, përfshirë ato në pronësi ose të operuara nga kompani amerikane.

“Disa gjëra shumë të çuditshme po ndodhin në Kinë!”, shkroi Trump në rrjetet sociale këtë të  premte. “Ata po bëhen shumë armiqësorë.”

Marrëdhëniet tregtare mes SHBA-së dhe Kinës kanë mbetur të brishta që nga maji, kur të dyja palët ranë dakord të heqin tarifat e larta për mallrat e njëra-tjetrës, të cilat pothuajse kishin bllokuar tregtinë mes dy vendeve.

Zyrtarët kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh që atëherë për çështje që përfshijnë TikTok-un, blerjet bujqësore, tregtinë e teknologjisë së avancuar dhe furnizimet me metale të rralla, përbërës thelbësorë në automjete, telefona inteligjentë dhe pajisje të tjera teknologjike.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta