
Kombëtarja shqiptare ka kryer seancën e fundit stërvitore në Leskovc përpara ndeshjes me Serbinë.
Pas kësaj stërvitje, Sylvinho duket se është bindur dhe për 11-shen që pritet të hedhë në fushë mbrëmjen e së shtunës.
Nga ajo që raporton gazetari i Top Channel, Endi Tufa, formacioni i mundshëm që do të zbresë në fushën e stadiumit “Duboçiça” do të jetë ky: në portë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë pritet të jetë treshja Asllani, Laçi, Shehu dhe sulmi do të përbëhet nga Broja e Bajrami në krahë që do të mbështesin Manajn në krye të sulmit.
Gjithsesi asgjë nuk është vendosur 100%, me Sylvinhon që mund të bëjë ndonjë ndryshim në çastet e fundit përpara sfidës.
Top Channel