Sot konkurrentë në “Përputhen”, zbulohen dy personazhet që kanë qenë në lidhje dashurie më parë: Faleminderit për çdo gjë

10/10/2025 20:01

Dy konkurrentë të “Për’puthen” kanë habitur publikun me një rrëfim të papritur pasi ata kanë qenë në një lidhje para shtatë vitesh

Bëhet fjalë për Marsielën dhe Kristin, të cilët vendosën ta ndajnë këtë detaj nga e kaluara e tyre gjatë emisionit, duke pranuar se dikur kanë qenë çift dhe se historia e tyre ka përfunduar shumë kohë më parë.

Marsiela u shpreh se Kristi ka qenë dashuria e sajë e parë dhe që ishte shumë e lidhur me shpirtin e tij.

“Ti ke qenë dashuria ime e parë interstelare, domethënë isha shumë e lidhur me shpirtin tendë. Edhe pse jemi këtu domethënë pas shtatë vitesh në skenë mes gjithë atyre tripeve që kemi bërë, dua të them që je një qenie e mrekullueshme, ke një shpirt me kaq shumë ngjyra të cilën njerëzit nuk e njohin, prandaj po ta them edhe këtu dhe të falënderoi edhe këtu për çdo gjë që ke bërë për mua”, u shpreh Marsiela.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Për’puthen (@perputhen_tch)

Top Channel