
“Top Story” analizoi mbrëmjen e kësaj të enjteje vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë.
Gazetari Enton Abilekaj u shpreh se PS-ja e ka ditur vendimin që Kushtetuesja do të merrte, teksa shtoi se di edhe vendimin e 31 tetorit.
“Gjykata Kushtetuese ka mbajtur një qëndrim të konsultuar me PS. PS e di shumë mirë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese, edhe atë që do të marrë më 31 tetor. Ky është një vendim që nuk jep asnjë përgjigje të ankimit. E ndan dekretin në 6 pjesë ndërkohë që është një i vetëm. E lë në datën 31, kur krijon kaq shumë ekuivokë, saqë PS thotë që zgjedhjet do të mbeten. Siç e thamë mbrëmë data 9 nuk do të preket, ata e dinë edhe datën edhe vendimin. Edhe që me 1 nis fushata e përfundon me 7 pastaj”, tha gazetari Enton Abilekaj.
Nga ana tjetër, analisti Flogert Muça, u shpreh se ky vendim i Kushtetueses ka gëzuar PD-në, e cila sipas tij nuk ka të bëjë me përgatitjet për zgjedhje.
“Mesazhi i Ramës tregon që të vetët t’i mbajë të karikuar, dhe nëse Veliaj shkarkohet merret vendimi, dhe nuk do t’i lërë të rrijë në pauzë sepse ka ndezur motorët. Berishës i ka pëlqyer që u mor ky vendim dhe për këtë arsye e përgëzoi. PD ka marrë vendim të nxituara sa i përket zgjedhjes së kandidatit dhe nuk është gati. Opozita ka marrë frymë lirshëm ndërsa pozita ka shtuar presionin për të mos rënë në qetësi”, u shpreh analisti Flogert Muça.
Top Channel