VIDEO/ Lideri i Hamas deklaron fundin e luftës në Gaza, Al-Hayya: Armëpushimi do të jetë i përhershëm, SHBA dha garanci

09/10/2025 21:29

Kreu i organizatës Hamas, Khalil al-Hayya, njoftoi të enjten arritjen e një marrëveshjeje me Izraelin dhe fundin e luftës në Gaza.

Al-Hayya, i cili shpëtoi javë më parë nga një përpjekje izraelite për ta vrarë në Katar, deklaroi se armëpushimi do të jetë i përhershëm dhe se kalimi i Rafah-ut drejt Egjiptit do të jetë i hapur në të dyja drejtimet, duke mundësuar lëvizjen e lirë të personave dhe ndihmave humanitare.

Ai bëri me dije se marrëveshja parashikon gjithashtu lirimin nga Izraeli i të gjitha grave dhe fëmijëve palestinezë të burgosur. Sipas tij, Hamas ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjetësit arabë dhe Turqia se konflikti në Gaza ka marrë fund përfundimisht.

Një tjetër zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, tha në Egjipt se asnjë palestinez nuk do të pranojë çarmatimin dhe theksoi se populli ka nevojë për armë dhe rezistencë për të mbrojtur veten.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta