
Florjan Binaj, kandidati opozitar për zgjedhjet e Tiranës, ka treguar se si ka ardhur vendimi për të marrë pjesë në zgjedhje.
Ai u shpreh se ka qenë një vendim i vështirë, por që reagimet kanë qenë shumë pozitive, megjithëse prej kohësh ka qenë një kërkesë e të afërmve për t’iu futur politikës.
“Politika nuk është shaka. Kur hyra këtu kisha emocione se kisha tre vite e gjysëm pa hyrë. Dua ta filloj me një falënderim, që ishte ti që u bëre sebep që unë u ktheva në shtëpinë ku linda artistikisht. Që i vogël kam pasur tendencën për të vënë drejtësi.
Njerëzit e afërm dhe shoqëria më kanë thënë pse se provon. Kushtet e deshën që këto ditë të merrja një vendim aspak të lehtë sepse mbart me vete shumë përgjegjësi, në fillim prisja që rrethi im të thoshte “o Flor çfarë pate”, por ndodhi e kundërta.
Pata mbështetje dhe urime, që ishte gjëja e duhur në momentin e duhur. Partitë opozitare hapën dyert dhe e lanë sheshin e valles bosh, që dikush ta marrë përsipër. Unë dola që të nxis edhe të tjerë që janë si unë, ka ardhur koha që përfaqësuesi të jetë si qytetari-qytetarit, jo si dikush i punësuar nga partia”, u shpreh ai.
Top Channel