Tashmë nënë e dy fëmijëve, Olta Boka zbulon në “Ftesë në 5” disa detaje nga jeta personale: Shtatzëninë e dytë nuk ia tregova vjehrrit dhe vjehrrës, sepse…

09/10/2025 17:51

Në një interviste ekskluzive për “Ftesë në 5”, Olta Boka ka ndarë pasditen e sotme detaje nga jeta e saj si mami por jo vetëm.

E pyetur nga Bieta në një intervistë kronologjike që prej fillimeve të saj e deri më tani, Olta pohoi se kishte ndryshuar shumë dhe se tani e di shumë më mirë vendin e saj.

Kam qenë tabelë qitje për pakënaqësi”, u shpreh këngëtarja, teksa shtoi se fillimet e kanë ndeshur me situata të çfarëdoshme.

Me humorin dhe çiltërsinë karakterizuese, Olta tregoi se shtatzëninë e dyte nuk e ndau as me familjaret e saj, as me vjehrrin dhe vjehrrën sepse në të njëjtën kohe ishte në pritje të ëmbël dhe kunata e saj.

Pastaj në ditëlindjen time ia plasa aty”, shtoi Olta me të qeshur duke theksuar se kishte dashur që familja ta shijonte plotësisht gëzimin e një fëmije që vjen për herë të parë për kunatën e saj.

Top Channel