
Në polin e drejtësisë janë mbledhur gjykatësit nga i gjithë vendi me kërkesë të Gjykatës së Lartë për të diskutuar situatën pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja.
Gjyqtarët kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, në hapjen e punimeve të mbledhjes së jashtëzakonshme e gjyqtarëve.
Mbledhja e nisur prej orës 10 ka kulmuar me deklarata të forta të drejtuesve të gjykatav. Në fjalën e saj zv.kryetarja e Gjykatës së Apelit ku ndodhi krimi i rëndë, Iliba Bezat, kërkoi kthimin e oficerëve të policisë, duke kërkuar shtim të sigurisë dhe masat në këtë gjykatë.
Nga ana tjetër, zv.kryetari i Gjykatës së Shkallës së parë së Tiranës, Gert Hoxha, vendosi afate për Kuvendin , duke kërkuar brenda 6 muajve qeveria të caktojë vendin ku duhet të ndërtohet pallati i drejtësisë.
Hoxha tha se pas caktimit se ku do duhet të ndërtohet pallati i drejtësisë, qeveria duhet ta bëjë funksionale këtë godinë duke mbyllur gjykatat që nuk kanë as kushtet minimale.
Top Channel