Milan-Como do të luhet në Australi, “shpërthen” mesfushori i kuqezinjve: Është absurde, çdo gjë e ka një kufi

09/10/2025 14:30

Një vendim që ka shkaktuar shumë polemika: ndeshja Milan–Como pritet të luhet në Australi, konkretisht në qytetin Perth, si pjesë e një marrëveshjeje për të liruar stadiumin San Siro, i cili do të përdoret për përgatitjet e Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, që zhvillohen nga 6 deri më 22 shkurt.

Vendimi është miratuar në mënyrë të jashtëzakonshme edhe nga UEFA, duke hapur rrugën që një përballje e kampionatit italian të luhet për herë të parë në hemisferën tjetër të globit – një precedent që po ngjall debat.

Adrien Rabiot, mesfushori i Milanit dhe një nga figurat më me peshë në dhomën e zhveshjes, ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi në një intervistë për Le Figaro: “Milan–Como në Australi? Është totalisht absurde. Kuptoj se bëhen marrëveshje ekonomike për të rritur vizibilitetin e kampionatit, por ka një kufi. Flitet shumë për kalendarin dhe për shëndetin e lojtarëve, por pastaj ndodhin këto gjëra. Është çmenduri të udhëtosh kaq shumë kilometra për një ndeshje mes dy skuadrave italiane. Por duhet të përshtatemi. Si gjithmonë.”

Top Channel