
Gjykata Kushtetuese ka lënë të pasqaruar disa çështje në aktgjykimin që e publikoi të mërkurën lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Monitoruesit e punës së parlamentit thonë që ndonëse nuk i jep të drejtën e vetos pakicave, ky aktgjykim i lë mundësinë që pakufishëm të propozojë kandidatin e njëjtë, gjë që mund të !ojë në vazhdimin e bllokadës.
Vullnet Bugaqku-monitorues i punës së Kuvendit të Kosovës: Gjykata thekson se votimi deri në tre herë nuk është në vetvete pengesë që brenda afatit 30 ditor të konstituohet Kuvendi i bie që mund të jetë mundësia që deputetët e shumicë serbe ta propozojnë vazhdimisht një kandidat, kjo situatë nuk është parandalu nga ana e Gjykatës.
Tutje konsiderohet që nuk është sqaruar mjaftueshëm edhe procedura e shortit sepse nuk është sqaruar se a mjafton vetëm një deputet serb të jetë prezent në hedhjen e shortit për të zgjedhur nënkryetarin. Kjo konsiderohet se mund të keqshfrytëzohet për vazhdim të bllokadës.
“Mund të shfrytëzohet si një hapësirë e manovrimit dhe keqshfrytëzimit për ta bllokuar tutje konstituimin e kuvendit dhe për ta hapur një rast potencialisht tjetër në Gjykatën Kushtetuese”.
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka sqaruar as pasojat juridike për deputetët nëse nuk arrihet të konstituohet Kuvendi brenda afatit të përcaktuar nga vetë gjykata. Ky afat përfundon brenda 12 ditëve të ardhshme dhe vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për të premten në orën 10:00.
Top Channel