“Kujdes me shqiptarët ose përjashtohemi”, Presidenti i federatës serbe ngre alarmin: Po u cenua siguria, do ta paguajmë gjatë

09/10/2025 18:34

Kombëtarja kuqezi ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e shumëpritur të 11 tetori në Leskovc dhe mesditën e së premtes do të niset drejt Nishit ku do të qëndrojë deri ditën e ndeshjes.

Seancat stërvitore si çdo ditë kanë qenë të mbyllura ku trajneri Sylvinho ka përgatitur për këtë ndeshje të konsideruar si një finale për objektivin tonë që është vendi i dytë në grup.

Në të njëjtën kohë i njëjti objektiv dhe e njëjta rëndësi është edhe për ta ky takim, ndaj atmosfera është e nxehtë. Pasditen e së premtes në orën 16:30 do të jetë konferenca e fundit për shtyp e trajnerit Sylvinho dhe një lojtari nga stadium i Leskovcit ku do të zhvillohet takimi i së shtunës.

Pas saj do të jetë dhe stërvitja e fundit në stadiumin Duboçiça ku zhvillohet takimi. Një seancë stërvitore e përgjithshme pasi gjithçka që ka pasur për të përgatitur trajneri dhe stafi teknikisht dhe taktikisht ka përfunduar sot.

“Një burrë nuk mund të shajë… Ne kemi bërë gjithçka dhe po përpiqemi ta parandalojmë që diçka e tillë të ndodhë përsëri. E marrim shumë seriozisht. Do të ishte një katastrofë nëse do të ndodhte përsëri. Mendoj se do të përjashtoheshim nga futbolli evropian për një periudhë të gjatë kohore. Pikërisht për këtë arsye zgjodhëm Leskovcin dhe zvogëluam kapacitetin e stadiumit. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme për ne”, shprehet presidenti i Federatës Serbe të Futbollit Dragan Xhajiç.

Ndërkohë po sot është mësuar edhe emri I arbitrit që do të gjykojë ndeshjen Serbi-Shqipëri. Bëhet fjalë për István Kovács, arbitrin rumun të klasit “Elite” të UEFA-s, një nga gjyqtarët më me përvojë dhe më të besuar të futbollit evropian.

Në vitin 2022, Kovács gjykoi finalen e parë historike të UEFA Europa Conference League mes Romës dhe Feyenoordit në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Dy vite më vonë, ai u zgjodh për finalen e UEFA Europa League (Atalanta–Bayer Leverkusen, Dublin 2024), ndërsa në maj 2025 arbitroi finalen e UEFA Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Interit.

Në bazë të marrëveshjeve të Federatave dhe UEFA-s ku nuk lejohen tifozët udhëtues, nuk do të ketë tifozë shqiptarë. Për ta siç do herë ka menduar Digitalb që do të transmetojë këtë ndeshje drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht nga Leskovci.

Top Channel