“Kjo është një ditë e madhe”, Donald Trump njofton arritjen e marrëveshjes për Gazën: Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit

09/10/2025 01:12

Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar në rrjetet sociale se “Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të Planit tonë të Paqes”.

Sipas Trump “Kjo do të thotë se TË GJITHË pengjet do të lirohen shumë shpejt, dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij deri në një vijë të rënë dakord, si hapi i parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme. Të gjitha palët do të trajtohen me drejtësi!

“Kjo është një DITË E MADHE për botën arabe dhe myslimane, për Izraelin, për të gjitha kombet përreth dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ne falënderojmë ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia, të cilët punuan me ne për ta bërë këtë Ngjarje Historike dhe të Paprecedentë të ndodhë. TË BEKUAR QOFSHIN PAQEBËRËSIT!”

Top Channel