Familjet e pengjeve izraelite falënderojnë Trumpin, i bëjnë thirrje komitetit të Nobelit: Jepini presidentit çmimin Nobel për paqen

09/10/2025 07:24

Presidenti amerikan, Donald Trump, ndau një video të të afërmve të pengjeve në Gaza, duke e falënderuar atë për sigurimin e lirisë së të dashurve të tyre nga robëria e Hamasit.

Familjet e pengjeve të mbajtura në Gaza i bënë thirrje të hënën Komitetit Norvegjez të Nobelit t’i japë Çmimin Nobel për Paqe Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, këtë muaj për përpjekjet e tij për të siguruar lirimin e familjarëve të tyre.

“Që nga inaugurimi i tij, Trump ka sjellë dritë në momentet tona më të errëta”, tha Forumi, duke shprehur mirënjohje për dhjetëra pengje, të gjallë dhe të vdekur, të cilët u kthyen përmes armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis janarit dhe marsit.

“Ju nxisim fuqimisht t’i jepni Presidentit Trump Çmimin Nobel për Paqen, sepse ai është zotuar të mos pushojë dhe të mos ndalet derisa pengu i fundit të kthehet në atdheun e tij”, shkruhet në deklaratën e forumit.

Letra nuk përbën një nominim nga Trump, pasi Forumi nuk është i kualifikuar për të nominuar kandidatë për Çmimin Nobel për Paqen. Nominimet e pranueshme përfshijnë anëtarë të qeverive kombëtare, profesorë universiteti dhe ish-laureatë të Çmimit të Paqes.

Më parë, kur Trump njoftoi marrëveshjen Izrael-Hamas, Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve e mirëpriti njoftimin e Presidentit të SHBA-së me “entuziazëm, shpresë dhe shqetësim”.

“Ky është një përparim i rëndësishëm dhe kuptimplotë drejt kthimit të të gjithëve, por lufta jonë nuk ka mbaruar dhe nuk do të mbarojë derisa pengu i fundit të kthehet”, tha grupi në një deklaratë.

“Familjet e pengjeve dëshirojnë të shprehin mirënjohjen e tyre të thellë ndaj Presidentit Trump dhe ekipit të tij për lidershipin dhe vendosmërinë që çuan në këtë progres historik. Hamasi mban 48 pengje. Është detyrimi ynë moral dhe kombëtar t’i kthejmë të gjithë në atdheun e tyre – si të gjallët ashtu edhe të vdekurit. Kthimi i tyre është thelbësor për shërimin dhe rimëkëmbjen e shoqërisë izraelite në tërësi. Ne nuk do të pushojmë derisa pengu i fundit të kthehet në atdheun e tij”, shkruajnë ata.

Top Channel