Erdogan falënderon Trump për armëpushimin në Gaza: Do të monitorojmë nga afër zbatimin e marrëveshjes

09/10/2025 13:03

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të martën se Ankaraja do të monitorojë nga afër zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza dhe do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces, ndërkohë që vazhdon përpjekjet për të krijuar një shtet palestinez.

Në një postim në X, Erdogan falënderoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, “i cili demonstroi vullnetin e nevojshëm politik për të inkurajuar qeverinë izraelite të arrijë armëpushimin”, si dhe Katarin dhe Egjiptin. Roli i Izraelit në proces nuk u përmend në postimin e presidentit turk.

Kujtohet se një burim me njohuri për detajet e negociatave më parë i kishte zbuluar gazetës Jerusalem Post se Katari, Egjipti, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë nënshkruar si garantues të marrëveshjes.

Top Channel