
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha në Fox News se pengjet e mbajtura në Gaza ka të ngjarë të lirohen të hënën, si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.
“Pengjet do të lirohen. Tani për tani, po ndodhin shumë gjëra me lirimin e pengjeve dhe ne besojmë se të gjithë do të kthehen në Izrael të hënën dhe kjo do të përfshijë edhe trupat e të vdekurve”, tha Trump.
President Trump on @seanhannity: “Hostages are going to be released — probably our time would be probably Monday… As we speak, so much is happening to get the hostages freed and we think they’ll all be coming back on Monday, and that’ll include the bodies of the dead.” pic.twitter.com/4hjCp4dT5Q
— Fox News (@FoxNews) October 9, 2025
Presidenti Trump iu referua gjithashtu rindërtimit të Gazës: “Ne do të marrim pjesë në çdo proces për të pasur sukses dhe për të ruajtur paqen.”
Deklarata vjen disa orë pasi Trump njoftoi zyrtarisht marrëveshjen midis dy palëve, e cila përfshin shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve dhe tërheqjen graduale të trupave izraelite nga Rripi i Gazës.
Ushtria izraelite njoftoi se Shefi i Forcave të Armatosura, Gjenerali Eyal Zamir, urdhëroi forcat të jenë në gatishmëri të lartë operative për kthimin e pengjeve, pas marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin.
Sipas njoftimit përkatës, Zamir dha udhëzime për forcimin e mbrojtjes dhe përgatitjen për çdo skenar të mundshëm, ndërsa theksoi se operacioni për lirimin e pengjeve duhet të kryhet “me ndjeshmëri dhe profesionalizëm”.
Top Channel