Armëpushimi i luftës në Gaza, Trump zbulon detajet: Ja kur do të lirohen pengjet

09/10/2025 18:56

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se pengjet e mbajtura në Gaza pritet të lirohen të hënën ose të martën, si pjesë e marrëveshjejes së arritur së fundmi.

Ai shprehu gjithashtu dëshirën për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, që pritet të mbahet në Egjipt.

Duke hapur një takim të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Trump foli për marrëveshjen e arritur të mërkurën, e cila parashikon lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët e Hamasit si pjesë e fazës së parë të një plani më të gjerë për zgjidhjen e krizës në Gaza.

“Pengjet do të lirohen të hënën ose të martën. Gaza do të rindërtohet”, u shpreh ai, duke shtuar se beson se kjo marrëveshje mund të çojë drejt “paqes së qëndrueshme” në rajon.

Top Channel