 Ndahet nga jeta Fatos Nano, ish-Kryeministri liberal i socialistëve dhe një prej figurave politike që ka shënjuar 35 vitet postkomuniste
																		
					
					
					
						Ndahet nga jeta Fatos Nano, ish-Kryeministri liberal i socialistëve dhe një prej figurave politike që ka shënjuar 35 vitet postkomuniste						 
								
			Pas raportimeve mediatike se kishte dorëzuar kandidaturën, i pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, prokurori i posaçëm Sotir Kllapi deklaroi se nuk do marrë pjesë në garë.
“Vendosa të mos hyjë në këtë garë dinjitoze, por u uroj suksese kolegëve të nderuar“-është shprehur Kllapi për Top Channel.
Adnan Xholi dhe Doloreza Musabelliu kanë dorëzuar sot aplikimin për drejtues të SPAK, teksa sot (në mesnatë) është afati i fundit të lënë nga KLP për të aplikuar.
Kreut aktual të SPAK, Altin Dumanit i përfundon mandati si kreu i Prokurorisë së Posacme më 19 dhjetor të këtij viti.
Më herët ka dorëzuar aplikimin Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj. Pra deri më tani katër prokurorë kanë aplikuar për të qenë në krye të SPAK, por nuk dihet ende nëse do të ketë ndonjë aplikim tjetër deri në fund të ditës së sotme.
Top Channel