Trump ‘kërcënon’ Nju Jorkun: S’ka fonde nëse fiton Mamdani, votoni Cuomo si kryebashkiak						 04/11 07:22
					
				
								
			Tre persona u vranë dhe një u plagos në sulmet ajrore ukrainase në rajonin rus të Belgorodit, njoftoi sot guvernatori rajonal.
Më parë, agjencia e lajmeve RIA raportoi, duke cituar të dhëna nga Ministria ruse e Mbrojtjes, se forcat ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 53 dronë ukrainas gjatë natës.
Një ditë më parë u raportua se një tjetër sulm i ushtrisë ukrainase kishte shkatërruar një rafineri naftë të Rusisë.
Muajt e fundit rafineritë ruse kanë qenë në shënjestrën e ushtrisë ukrainase pasi shitja e naftës dhe gazit është një nga burimet kryesore të të ardhurave për Moskën.
Top Channel