Stuhia e fuqishme godet verilindjen e SHBA-së, 100 mijë shtëpi mbeten pa energji elektrike. Anulohen edhe qindra fluturimet 26/09 22:58
Një burrë 71-vjeçar humbi jetën këtë të mërkurë në Sesto San Giovanni të Italisë, pasi u hodh nga kati i gjashtë i banesës së tij gjatë një procedure dëbimi.
Mediat e huaja raportojnë se në momentin kur përmbaruesi dhe avokati i tij mbërritën për ta njoftuar zyrtarisht për dëbimin nga shtëpia, i moshuari u hodh papritur nga ballkoni.
Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.
Në banesë u gjet një shënim vetëvrasjeje, që dyshohet se është lënë nga vetë viktima.
Top Channel