Me nisjen e legjislaturës së re socialistët i kthehen dy reformave te vjetra.

Gazetarja e Top Chanel Elda Menga ka zbuluar  dy projektvendimet e propozuara nga socialistët për ngritjen e komisionit te posaçëm për reformën zgjedhore dhe për atë territoriale.

Gazetarja e Top Channel raporton se Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike, ndërsa parashikohet edhe ngritja e grupit të ekspertëve teknikë që do asistojnë punën e Komisionit. Ai  do të përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 anëtarë janë përfaqësues të grupit parlamentar socialist dhe 8 anëtarë përfaqësues të grupeve të tjera parlamentare.

Top Channel ka zbardhur edhe projektvendimin për ngritjen e komisionit të posaçëm për Reformën Territoriale. Ai të përbëhet po nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të PS dhe 6 do të jenë përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë.

Gazetarja Elda Menga raporton se ndryshe nga vitet e shkuara ku përbërja e komisioneve të posaçme ishte e barabarte këtë herë mazhoranca ka kërkuar që të ketë shumicën e anëtareve në këto dy reforma.

Top Channel