
Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në dy komisionet e posaçme që pritet të ngrejë Kuvendi për Reformën Administrative Territoriale dhe atë të Reformës Zgjedhore.
Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se opozita nuk do të jetë e pranishme derisa komisionit ti bashkohen ekspertët ndërkombëtarë për të dyja këto çështje.
“Asnjë komision pa kongresin e autoriteteve territoriale për Komisionin e Reformën Administrative dhe pa ODIHR për Reformën Zgjedhore nuk marrim pjesë. Të vijnë institucionet ndërkombëtare, të marrim specialistët nga Venecia dhe ne jemi të hapur të zbatojmë rekomandimet. Por me Fatmir Xhafën, me Gjiknurin që duhet të ishte në burg prej kohësh, nënës së tij i vodhën 6 milionë euro, nuk bëhet reformë, nuk kanë interes reformash. Duan të shkatërrojnë çdo gjë që është në mënyrë që të qëndrojnë në pushtet”, deklaroi Berisha.
Top Channel