“Pagesa cash deri në 70 mijë lekë”/ Shoqata e bankave shpalos kërkesën për planin 3-vjeçar të qeverisë

08/10/2025 12:15

Për të gjithë qytetarët të cilët përdorin paranë fizike, do të ketë një tavan në pagesat që do të kryejnë.

Ndaj planit 3-vjeçar të qeverisë për të reduktuar cashin në ekonomi, sekretari i shoqatës së bankave, Spiro Brumbulli tregon për Top Channel sgujerimet e bankave. Vendosja e një tavani deri në 70 mijë lekë për pagesat cashsi dhe detyrimi i bizneseve për kanale alternative.

Përdorimi cashit është vetëm për bizneset dhe është deri në 150 mijë lekë dhe për individët s’ka kufi. Dhe ne po i kërkojmë qeverisë që ky nivel të jetë njëlloj për të dyja palët. Mund të jetë një shifër 50-70 mijë lekësh. Maqedonia dhe Greqia kanë nivelin e 500 eurove. Mund të jetë diçka e ngjashme dhe për ne.

Pastaj do kërkojmë që qeveria të jetë me detyrim që bizneset përveç pranimit të parasë fizike të ketë kanal alternativ. Të ketë me kartë instant payment ose nëpërmjet llogarisë bankare.”, shprehet Spiro Brumbulli, sekretar i Shoqatës së Bankave.

Sipas sekretarit të Shoqatës së Bankave, një plan i tillë duhet të shoqërohet edhe me një ndërgjegjësim të gjerë të popullatës për shkak të sfidave që mbart si proces.

Teknologjia nuk e zgjidh çështjen nëse nuk shoqërohet me kulturë të re, vetëm ndryshimi mentalitetit dhe mendësisë për të hequr dorë nga perceptimi se çdo gjë bëhet mirë kur ke paranë fizike’”, shton Brumbulli.

Por sa të gatshme janë bankat të përballojnë një tranzicion të tillë me fluksin që mund të krijohet?

Bankat kanë kryer investime vetëm 30 muaj mbi 9 miliardë lekë nga bankat të kryera në infrastrukturën teknologjike dhe programe specifike.”, shprehet Spiro Brumbulli, Sekretar I Shoqatës së Bankave

Të dhënat e  Bankës së Shqipërisë tregojnë se sasia e cashit në ekonomi është rritur ndjeshëm, teksa vlera ka arritur 4.8 miliardë euro në muajin gusht. (grafik) Gjithsej në ekonominë shqiptare qarkullojnë 1.9 trilionë lekë, ndërsa paraja cash përbën 24.4%. Pothuajse 3 herë më shumë se norma mesatare në Bashkimin Europian.

Top Channel