
Trajneri Kristian Kivu dhe Interi janë tërbuar nga një shtyrje e ndeshjes së Argjentinës, sepse kapiteni i skuadrës, Lautaro Martinez, do të kthehet një ditë me vonesë nw klub. Ndeshja miqësore midis Argjentinës dhe Porto Rikos, e planifikuar për të hënën, më 13 tetor, është shtyrë me njëzet e katër orë për arsye sigurie, duke vonuar kështu rikthimin e sulmuesit argjentinas në Itali.
Fillimisht e planifikuar të zhvillohej në Soldier Field në Çikago, ndeshja u shty për të martën, më 14 tetor, në stadiumin Chase në Miami, duke i detyruar Lautaron dhe të tjerët të rishqyrtojnë planet e tyre, veçanërisht duke pasur parasysh ndeshjen e ligës që do të shohë Interin të përballet me kryesuesit e kampionatit, Romën, mbrëmjen e së shtunës, më 18 tetor, kur sezoni rifillon pas pushimit ndërkombëtar.
Në këtë pikë, trajneri i zikaltërve do të ketë në dispozicion kapitenin e tij vetëm 24 orë para ndeshjes. Kjo cilësohet një ndeshje delikate sepse aktualisht Roma është në krye pas gjashtë javësh të barabarta (15) me Napolin. Për këtë ndehsje Interi nuk do të ketë në dispozicion as sulmuesin tjetër, Turam, i cili është i dëmtuar.
Top Channel