 Ndahet nga jeta Fatos Nano, ish-Kryeministri liberal i socialistëve dhe një prej figurave politike që ka shënjuar 35 vitet postkomuniste
																		
					
					
					
						Ndahet nga jeta Fatos Nano, ish-Kryeministri liberal i socialistëve dhe një prej figurave politike që ka shënjuar 35 vitet postkomuniste						 
								
			Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se sot në rendin e ditës duhet të ishte urgjente interpelanca me kryeministrin Rama.
“Keni sjellë rendin e ditës, por mungojnë dy çështje që i keni detyrim.
E para, interpelanca urgjente me Kryeministrin. Kjo duhej të ishte pika e parë e rendit të ditës, dhe duke mos e përfshirë, ju keni shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
E dyta, është e vërtetë që nuk kemi gjetur konsensus për dy mocione në Konferencën e Kryetarëve.
Megjithatë, Rregullorja ju detyron që kërkesat për mocionet të vijnë në Kuvend dhe të hidhen në votim.
Ju, Z.Kryetar, në mënyrë të habitshme, vazhdoni të shkelni Kushtetutën dhe Rregulloren. Keni një muaj që keni marrë besimin e mazhorancës dhe, pas kësaj, do të duhej të silleshit si Kryetare Kuvendi në respekt të Kushtetutës. Por ju nuk e bëni këtë, përkundrazi, e shkelni në mënyrë sistematike Kushtetutën”-u shpreh Bardhi.
Top Channel