“Jam penduar, isha i rënduar”/ Lihet në burg Imerr Krrashi që përplasi 9 makina në Tiranë: Marr përsipër të paguaj dëmet
08/10/2025 12:30
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për Imer Krrashin, që shkaktoi aksidentin në Unazën e Madhe.
Ai nuk ju bind urdhrit të policisë për kontroll të makinës, më pas u arrestua me armë.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se në sallë 30 vjeçari ka pretenduar: “Jam penduar për ngjarjen. Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi, nëna më vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më parë të cilën e kam përjetuar keq. Kam qenë në gjendje ankthi dhe paniku. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Kam qenë në gjendje të rënduar. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të mia, të paguaj dëmet ndaj personave që janë lënduar apo dëmtuar mjetet”.
Top Channel