
Izraeli deklaron se Hamasi mund të mos jetë në gjendje të gjejë dhe të kthejë të gjithë pengjet e vdekura në Gaza, sipas tre burimeve izraelite, një fakt që mund të ndërlikojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Burimet thonë se qeveria izraelite është në dijeni se Hamasi mund të mos e dijë vendndodhjen, ose mund të mos jetë në gjendje të marrë eshtrat e disa prej 28 pengjeve të vdekura. CNN shkruan se numri është midis midis 10 dhe 15 trupa.
Vlerësimet bazohen në raportet e inteligjencës izraelite, si dhe në mesazhet nga Hamasi dhe ndërmjetësit në raundet e përsëritura të negociatave. Arsyeja për ndryshimin në dy vlerësime nuk ishte e qartë.
Besohet se janë 20 pengje gjallë. Gjatë negociatave të fundit për një marrëveshje për pengjet dhe armëpushimin në Sharm El-Sheikh të Egjiptit, Izraeli ka kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve, të gjallë dhe të vdekur, si kusht për t’i dhënë fund luftës.
Top Channel