Homazhet për gjyqtarin Kalaja, ish-ministri Manja: Kambanë alarmi për punonjësit e drejtësisë
08/10/2025 10:25
Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka marrë pjesë në homazhet për nder të gjyqtarit Astrit Kalaj, i cili u vra dy ditë më parë në krye të detyrës, në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.
Në një prononcim për mediat, Manja e cilësoi aktin si barbar, ndërsa theksoi se kjo është një kambanë alarmi për punonjësit e drejtësisë.
“Ky është një akt barbar, kambanë alarmi për punonjësit e drejtësisë. Le të shërbejë kjo ditë kujtimi dhe si një homazh për punonjësit drejtësisë që në këto vite kanë përjetuar sakrifica.”, u shpreh ai.
Pjesë në homazhe ka marrë edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe presidenti Bajram Begaj, e kreu i SPAK, Altin Dumani.
Top Channel