Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda në sallë, Gjykata e Apelit bojkoton seancat gjyqësore për gjithë javën
07/10/2025 09:45
Pas ngjarjes tronditëse të së hënës, ku mbeti i vrarë brenda sallës gjyqtari Astrit Kalaja nga Elvis Shkambi, Gjykata e Apelit ka vendosur të bojkotojë seancat gjyqësore.
Nuk do zhvillohen seancat jo vetëm sot por gjatë gjithë javës.
Gazetarja Anila Hoxha zbolon se të vetmet procese që do zhvillohen janë vetëm masat e sigurisë.
Këtij vendimi i është bashkuar edhe Gjykata e Dibrës, që thotë: “Në shenjë solidariteti dhe zie pas ngjarjes tragjike që tronditi sistemin e drejtësisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka vendosur të ndërpresë të gjitha seancat e parashikuara për ditën e sotme”.
Top Channel