
Gazetarja sportive Albana Bejko, e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ka rrëfyer për herë të parë historinë e saj me mjekun nga Kosova që e përndiqte intensivisht, Behar Kamberi.
Ajo tha se përndjekja ka ndodhur prej më shumë se një viti, deri sa ajo iu drejtua institucioneve dhe e denoncoi, gjë që çoi më pas në arrestimin e tij.
Për herë të parë ajo ka shfaqur edhe mesazhet që ai i dërgonte, duke i thënë se ‘ishte burri i saj i ëndrrave’ dhe se ‘e donte shumë’ dhe donte të martohej me të.
“Një moment i frikshëm ishte kur në ambientet ku unë punoj, personi u afrua më kërkoi që të uleshim për kafe, në atë moment reagimi ishte instiktiv, i trembur, i thash ‘të lutem mu hiq qafe’. Kaluan 4 djem në atë moment, dhe kjo e trembi pak. Periudha intensive e përndjekjes ka qenë qershor i vitit të shkuar deri para pak ditësh, dhe unë më pas telefonave policinë”, tha ajo.
“Përshëndetje Albanë nga Behari. Unë jam burrë ideal për ty. Jam doktor intelektual, gentleman, i bukur dhe i sinqertë. Ne të dy gjithnjë kemi komunikuar dhe do të komunikojmë mirë dhe shëndetshëm. Kam gjendje të mirë financiare dhe shëtis botën.
Këto janë tiparet që përmbush kështu që mos hezito më. Por eja martohemi dhe jetojmë së bashku në një banesë këtu në Prishtinë por edhe në Tiranë. Ku ti përsëris krejt gjërat ke me i pas dhe me i cu në vend, asgjë ska për të munguar.
Ti do vazhdosh të punosh si tani. Albanë më merr në konsideratë kur unë jam mashkull idealë që të bëj propozim për martesë. Pres reflektim nga ti.”, ishte nga mesazhet që ai i dërgonte gazetares.
“Përshëndetje. Tashmë pasi që ne po njihemi që një kohë të gjatë dhe kështu kemi biseduar live kohë pas kohe, kemi bërë foto, kemi biseduar në telefon dhe të kam shkruar në email. Unë kam një ftesë për kafe me ty. Me qellim që të vazhdojmë komunikimin dhe të diskutojmë për së rrafshi në tavolinë.
Pasi që edhe ti ma ke konfirmuar kërkesën që na dy të pijmë kafe së bashku. Me rëndësi është që edhe ti me qën e kënaqur dhe me ndje veten tande mirë. Kur të konvenon dhe kur është mirë për ju. Jam në pritje, më lajmëro. Behari, Albana, më të mirat”, shkruan ai në një tjetër mesazh.
“Përshëndetje Albana nga Behari. Është kënaqësi që u takova mbrëmë dhe u njoha për së afërmi me ty. Nderimi im është që bëra foto me ty. Shumë jam i lumtur që fola me ty dhe të çmoj shumë, moj vajza më e bukur e Shqipërisë. Dhe shpresoj që së shpejti të shihemi dhe të pimë edhe nga një kafe.
Të ftoj me ardh në Prishtinë. Ti gjithmonë më ke pëlqyer si person dhe besoj që do të kemi të mira. Me respekt nga Behari. Të dua shumë Albana”, tenton ai sërish për të komunikuar me gazetaren.
Top Channel