FOTOLAJM/ Heshtje në drejtësi, Gjykata e Apelit bosh pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja. Flamuri ulet në gjysmështizë
07/10/2025 08:50
Pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, një heshtje ka ‘mbuluar’ Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Në fotot e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shihet gjykata bosh, si dhe flamuri i ulur në gjysmështizë.
Në një tjetër foto shihen gjyqtarët në zi, të veshur me veshje të zeza.
Gjyqtari 62-vjeçar Astrit Kalaja, që u qëllua për vdekje në krye të detyrës, gjatë një procesi gjyqësor brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, shërbeu për më shumë se tri dekada në sistemin e drejtësisë.
Top Channel