U vra në krye të detyrës pasi dha vendimin/ Kolegët e gjyqtarit Astrit Kalaja vendosin lule në vendin ku u ekzekutua, heshtje e dhimbje në Apel

07/10/2025 09:50

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar foto ekskluzive nga vendi ku Astrit Kalaja u ekzekutua në krye të detyrës, pasi dha vendimin në Gjykatën e Apelit.

Kolegët e të ndjerit, Astrit Kalaja, kanë vendosur lule në vendin ku u vra dje.

Gjyqtari Kalaja u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi në Gjykatën e Apelit.

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe ka vënë në pranga, autorin, xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi për ‘vrasje në bashkëpunim’ dhe punonjësin e sigurisë,  Banush Koxhaj për ‘shpërdorim detyre’.

Top Channel