
Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka pezulluar të gjitha proceset gjyqësore gjatë datës 7 deri më 10 tetor, sipas asaj që mëson gazetari i Top Channel, Mikel Marsi.
Vendimi është marrë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së Gjykatës së Apelit nga Elvis Shkambi.
Gjatë këtyre katër ditëve, përjashtim do të bëjnë vetëm seancat për masat e sigurisë, ndërsa të gjitha proceset e tjera gjyqësore janë pezulluar.
Edhe Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka vendosur të ndërpresë zhvillimin e të gjitha seancave gjyqësore të parashikuara për ditën e sotme. Përjashtim do të bëjnë vetëm çështjet me karakter urgjent.
Vendimi është marrë në shenjë zie dhe solidariteti me familjen e gjyqtarit të ndjerë dhe me trupën gjyqësore në të gjithë vendin, pas kësaj ngjarjeje që ka tronditur thellë sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Top Channel