Ekzekutimi i Astrit Kalasë brenda sallës së Gjykatës së Apelit, reagon Ambasada Britanike: Masa urgjente për sigurinë e gjyqtarëve

07/10/2025 11:34

Ambasada Britanike në Tiranë i është bashkuar ngushëllimeve për gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua në sallën e Gjykatës së Apelit nga Elvis Shkambi pasditen e së hënës.

Ajo shkruan se e dënon fuqimisht këtë akt dhune dhe bën thirrje urgjente për marrjen e masave për të garantuar sigurinë dhe integritetin e gjyqtarëve.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave”, shkruan Ambasada në deklaratën zyrtare.

Top Channel