E rëndë në Librazhd/ 18-vjeçari humb ndjenjat brenda në klasë dhe transportohet me urgjencë në spital, dyshimet e para

07/10/2025 11:12

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur këtë të martë në një gjimnaz në qytetin e Librazhdit, ku një nxënës 18-vjeçar ka humbur ndjenjat papritur gjatë orës së mësimit.

Menjëherë pas incidentit, i riu është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Librazhdit, ku gjatë qëndrimit atje ka humbur sërish ndjenjat, duke alarmuar stafin mjekësor të cilët e kanë nisur për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Elbasanit.

Pritet që mjekët të japin më shumë detaje rreth kësaj situate nëse i riu është helmuar nga diçka ose nëse vuan nga ndonjë sëmundje.

Top Channel