SPAK konfirmon thirrjen e Berishës për ta pyetur për ‘21 Janarin’: Fletëthirrja iu dorëzua gjatë zbatimit të masës ‘detyrim paraqitje’ 17/11 12:02
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ekzekutimit me armë zjarri të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, brenda në sallën e gjyqit.
Ngjarja tronditëse ka shkaktuar një valë reagimesh, ndërsa Berisha e cilëson vrasjen si një akt të shëmtuar kriminal dhe dëshmi të qartë të pasigurisë dhe kontrollit të rendit nga krimi.
“Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në sallën e gjyqit – dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend,” shkruan Berisha në Facebook.
Top Channel