Seanca ndaj Pëllumb Gjokës, Behar Brajoviç dhe Edmond Prekës/ Të pandehurit mungojnë, avokatët kërkojnë shtyrje të procesit

06/10/2025 15:08

Nis seanca ndaj tre të akuzuarve Pëllumb Gjoka, Behar Brajovic dhe Edmond Preka.

Nga relatimi i GJKKO rezulton se Pëllumb Gjoka ka lëshuar deklaratë nga burgu i Peqinit dhe kërkon të përfaqësohet nga avokatët Gurali Brahimllari dhe Ylli Manjani. Ky i fundit ka dërguar një mesazh duke thënë që ka një seancë tjetër.

I akuzuari Behar Brajoviç ka dërguar gjithashtu deklaratë dhe kërkon të përfaqësohet nga avokati Elton Hyseni.

Për Edmond Prekën është i pranishëm avokati i tij Isuf Shehu, ndërkohë që mungon avokati tjetër

Gjykata siç raporton Anila Hoxha ka njoftuar edhe palët e dëmtuara nga të akuzuarit që nuk janë të pranishëm. Prokurorët e SPAK thonë që jemi dakord që procesi të zhvillohet në mungesë të tre të pandehurve, përderisa interesat  e tyre përfaqësohen nga avokatët e pranishëm në sallë. Të tre avokatët e të dyshuarve kërkojnë që seanca të shtyhet në ditë tjetër.

Top Channel