“Do të digjen letrat greke”/ 44-vjeçarja kërcënonte dhe shantazonte një shtetase, donte t’i merrte 50 mijë euro
06/10/2025 08:19
Një 44-vjeçare është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi akuzohet se ka shantazhuar një shtetase përmes rrjeteve sociale.
Në pranga ka rënë Zyhra Korra, 44 vjeçe, e cila dyshohet se i ka marrë 5000 euro viktimës dhe i ka kërkuar edhe 50 mijë euro të tjera, duke e kërcënuar se do të publikonte të dhëna që lidhen me dokumente të saj greke.
Sipas policisë, e arrestuara e kërcënonte shtetasen se do ta denonconte si person me dokumente të parregullta dhe se “do t’i digjeshin letrat”, nëse nuk i jepte shumën e kërkuar të parave.
Pas denoncimit nga e dëmtuara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan një operacion, ku u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 44-vjeçares.
Top Channel