Dhunuan policin gjatë detyrës/ Lihet në burg njëri nga djemtë e Valbona Selimllarit, tjetri në ‘detyrim paraqitje’

06/10/2025 11:38

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Deni Selimllarin, djalin e Valbona Selimllarit, i cili pak ditë më parë dhunoi një efektiv policie së bashku me vëllanë.

Ky i fundit, është lënë në masën ‘detyrim paraqitje’ nga Gjykata.

Ata u arrestuan në orët e para të mëngjesit të 4 tetorit. Ata goditën për shkak të detyrës një efektiv policie, ndërsa kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.

Gjithashtu, sipas policisë, ata kanë kanosur edhe punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

Top Channel