Prokurimet me “AI”/ Shqipëria ndër vendet e para në rajon, shoqëria civile: Të zgjidhim problemet

05/10/2025 20:30

Shqipëria po renditet ndër vendet e para në rajon, Europë por edhe më gjerë që po përfshin inteligjencën artificiale në Prokurimet Publike si pjesë e një transformimi të gjerë digjital në administratën shtetërore.

Synimi i qeverisë që tenderat publikë të jenë të automatizuar dhe të monitoruar nga algoritme që identifikojnë rreziqet e korrupsionit, parregullsitë dhe praktikat e dyshimta. Por kjo shihet me dyshim nga shoqëria civile, e cila identifikon një sërë paqartësish që duhen zgjidhur para vënies në funksion të plotë me IA.

“Teknologjia e informacionit që do realizohet do jetë e integruar do i përshtatet algoritmeve do ketë probleme dhe nëse algoritmet s’kanë integritetin apo cilësinë e duhur a do të na sjellin probleme në produkt. Kush do ta mbikëqyrë këtë proces. Nga ana tjetër duhet një bazë ligjore e rregulluar, duhen akte nënligjore të cilat nuk dimë nëse qeveria është duke i përgatitur. Nëse kemi inteligjencën që bëhet pjesë e procesit si do të bëhet ankesa. Dhe po këtu kemi KlSH nëse kemi të bëjmë me një devijim që vjen për shkak të një template etj si do të ndërhyjë për të bërë auditimin” -shprehet Aranita Brahaj, Eksperte e Prokurimeve Publike

Prokurimi publik gjithashtu është një nga fushat kyç të procesit të integrimit.

“Prokurimi pjesë e claster one dhe është hapur i pari dhe mbyllet i fundit dhe nëse vendi nuk performon më së miri jemi në risk që mund të na shkaktoj vonesa në atë që quhet procedurat e konkurrimit liria e tregut”- tha Aranita Brahaj, Eksperte e Prokurimeve Publike.

Por nëse Shqipëria ja del të implementojë një pjesë të mirë të kritereve, cilat janë përfitimet që do të kemi?

“Në perceptimin tim gjërat bëhen ashtu siç duhen të jenë listoj disa nga anët pozitive, është transparenca dhe më e rëndësishmja korrupsioni, pasi kjo çështje është një plagë e hershme dhe aplikimi i inteligjencën do e zhbëj”– u shpreh Denisa Kele, Pedagoge Teknologji Informacioni.

Duke nisur nga Ballkani tentativat janë të pakta si psh. Serbia po përdor chatbot bazuar në IA që ofrojnë konsultim virtual për zbatimin e ligjit të prokurimeve. Ndërsa Maqedonia e Veriut përfshin modele statistikore me qëllim identifikimin e rreziqeve dhe kryerjen e pyetjeve. Monitorim i prokurimeve federale e deri tek auditimet automatike nëpërmjet IA kryhen në Brazil. Por përsëri hasin anomali në zbatimin e ligjit dhe barazi në tendera.

“Jemi përpara një fakti qe janë marrë hapa konkret, problemi është se vendi ka ndërmarrë rolin e një eksperimentuesit për këtë çështje. Deri tani është bërë nga disa shtete po kryesisht në përcaktimin e çmimeve të referencës apo në vlerësimin e riskut për korrupsion të bërë dhe nga organizata të shoqërisë civile”- shprehet Aranita Brahaj, Eksperte e Prokurimeve Publike.

“Proces që do përfshijë do mbledh dokumentacionit, vlerësimi dhe më pas përzgjedhjen e fituesit dhe një softuerë dhe ta bëj si një proces ligjor dhe i pakorruptuar duhet të jetë i formatuar në mënyrën e duhur dhe të mbështetet te një source publik”- tha Denisa Kele, Pedagoge Teknologji Informacioni.

Me krijimin e sistemit inteligjent vendi synon që nga fundi i 2026 mbi 90% e tenderëve publikë të monitoruar nga algoritme që identifikojnë rreziqet më kryesore në prokurime.

Top Channel