Zbulohet një zgavër 70 metra e thellë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, gjenden eshtra kafshësh të egra. Priten eksplorime të mëtejshme Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, këtë të shtunë në fshatin Gorozhub të Hasit u bë inagurimi i ndërtimit të rrugës Pogaj–Gorozhub, një aks që lidh dy fshatra kufitare, dikur të ndarë nga një klon i hekurt.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përkrah autoriteteve vendore, banorëve të zonës, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj.
Ky kufi për dekada përfaqësoi ndarjen mes Shqipërisë komuniste dhe Jugosllavisë, e më vonë, nën regjimin serb të Millosheviqit, u bë simbol i represionit ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Në vitet ’98–’99, kjo zonë u godit nga bombardime në banesat e civilëve në të dy anët e kufirit nga forcat serbe. Shumë të rinj ranë dëshmorë në këto anë. Sot, kjo rrugë nuk është thjesht një projekt infrastrukture. Ajo është simbol i bashkimit, i kujtesës historike dhe i së ardhmes së përbashkët.
Rruga Pogaj–Gorozhub pritet të rrisë zhvillimin e zonës së Hasit, duke krijuar një lidhje të re jetike mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.
Top Channel