
Reshjet e shiut që kanë përfshirë qarkun e Kukësit në orët e fundit kanë sjellë vështirësi në disa segmente rrugore, por pa probleme serioze.
Sipas raportimeve zyrtare, të gjitha akset rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme.
Sa i përket qarkut të Tropojës, moti paraqitet i vranët, me reshje shiu me intensitet të ulët dhe dëborë në zonat mbi 700 metra mbi nivelin e detit. Temperaturat janë ulur deri në 3°C.
Pavarësisht kushteve atmosferike, të gjitha akset rrugore kryesore si B.Curri–Valbonë, Ura Bujan–Qafë Morinë (doganë), Sopot–Kerrnaj, Qafë Mejdan–Tropojë–Buçaj, B.Curri–Fierzë, B.Curri–Cerrnicë dhe Sopot–Kam janë të qarkullueshme pa ndërprerje.
Situata në Kukës:
Situata e kohës në Qarkun Kukës është e shoqëruar me vrenjtësira, reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar dhe erëra. Ka patur rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente rrugësh si rezultat i reshjeve. Nga subjektet kontraktore është punuar për pastrimin e rrugëve nacionale dhe mbajtjen funksionale të tyre
* Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
•Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
•I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç fshatrave Kollovoz, Novosej Nj.adm. Shishtavec dhe fshati Topojan Nj.Adm Topojan bashkia Kukës, fshatrat Kishaj e Pogaj Nj.Adm Gjinaj bashkia Has dhe pjesërisht Nj.Adm Tropojë e vjetër bashkia Tropojë.
•Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria UK Kukës.
Top Channel