Derbi i parë i sezonit është bardheblu, Tirana dominon me tre gola Partizanin dhe e parakalon në zonën e ftohtë të renditjes

03/10/2025 20:55

Tirana është fituesja e derbit të parë të kryeqytetit, duke mundur 0-3 Partizanin.

Një derbi i dominuar nga bardheblutë, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 19’ nga Falaye.
Në minutën e 31’ Patsatsia dyfishoi shifrat me anë të një penalltie duke i çuar të qetë në dhomat e zhveshjes bardheblutë.

Djemtë e Bordon ishin më të saktë dhe në pjesën e dytë, teksa në minutën e 74’ Tabekou shënoi dhe golin e tretë, ndërsa më pas tensioni pushtoi fushën me lojtarët e të dyja skuadrave që u përplasën me njëri-tjetrin.

Tirana del me tre pikët e para të sezonit nga kjo sfidë, duke u ngjitur kështu në vendin e 8-të të renditjes me 5 pikë, ndërsa Partizani bie në vendin e parafundit me 4 pikë.

REZULTATI:
PARTIZANI 0-3 TIRANA
Falaye 19’, Patsatsia 31’ (P), Tabekou 74’

Top Channel