“Ishte i tmerrshëm”/ Sulmi në një sinagogë në Mançester, kryeministri Starmer “braktis” Samitin europian

02/10/2025 12:51

Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar në lidhje me sulmin që ndodhi sot në Mançester, teksa është kthyer menjëherë nga Samiti që po mbahet në Kopenhagën.

Ai tha se ishte “i tmerruar” nga sulmi dhe falënderoi shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre.

“Fakti që kjo ka ndodhur në Yom Kippur, ditën më të shenjtë në kalendarin hebraik, e bën edhe më të tmerrshme.

Mendimet e mia janë me të dashurit e të gjithë atyre që janë prekur”, tha ai në një postim në X.

Starmer do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar më herët nga një takim sigurie i liderëve evropianë në kryeqytetin danez, Kopenhagen, për të kryesuar një takim të udhëhequr nga komiteti Cobra i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, një grup ndërdepartamental i thirrur në situata të emergjencës kombëtare.

Lexo edhe: Sulm në një sinagogë në Mançester, raportohet për katër të plagosur/ Policia ekzekuton autorin e krimit

Top Channel