Kapet në Angli pas 11 vitesh në kërkim shqiptari i përfshirë në trafik kanabisi drejt Kosovës në vitin 2015
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Fierit këtë të enjte, ku një i ri është plagosur me thikë.
38-vjeçari, shtetasi me iniciale N. Xh., ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale N.K., ndërsa mësohet se konflikti ka qenë për motive të dobëta.
Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia, ndërsa i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Liri”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin N. K., 30 vjeç, banues në Fier, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel