
Ka vijuar gjatë ditës së sotme gjyqi në dosjen e njohur si 5D.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, nuk është paraqitur në sallën e gjyqit Redi Molla.
Por gjatë Apelit rezultoi se Molla, ka nënshkruar deklaratën me përmbajte, “unë i pandehuri Redi Molla deklaroj se nuk marrë pjesë në seancë dhe kërkoj të përfaqësohen nga avokatët Denion Bogdani dhe Ermir Beta”.
Mariglen Qato është i pranishëm në sallë. Taulant Tushe nuk është i pranishëm në sallën e gjykimit, pasi ai kërkon të përfaqësohet nga avokatët e tij, pasi shpreh vullnetin për të mos marrë pjesë në seancë. Enton Punavia, Julian Zanaj, Albano Janku e tjerë.
Ndërkohë Arbian Manzniku, drejtues i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, u paraqit mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme, pasi është kërkuar nga SPAK si dëshmitar për kohën kur mbante postin e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë.
Mazniku: Kam pasur postin e nënkryetarit të Bashkisë. Detyra ime si titullar i autoriteti kontraktuor, bën verifikim final te procedurës dhe firmos në fund kontratën, nuk jam marrë me lëndën pasi verifikimet janë kryer nga ekspertët. Raporti përmbledhës është raport i bërë me ekspert, pasi drejtorët e fushës respektive kanë miratuar procesin. Ne kalonim me dhjetëra procedura në dritë, unë sigurohesha që personat përgjegjës kishin bërë firmosjen e dokumenteve dhe ata kishin bërë detyrën e tyre dhe unë thjesht e certifikoja si proces.
Në thelb është certifikimi i faktit ata që vijnë nga fushat përkatëse, si inxhinierët juristët e tjerë dhe kanë bërë detyrë e tyre. Redi Mollën, Mariglen Qaton i njoh kam pas marrëdhënie shumë të mirë me to. Ndërsa Nestor Muhametllarin nuk e njoh. Nuk kam pasur informacion që ata kishin interesa nga shoqëri të ndryshme.
Avokati Ardian Leka: Ju si bashki keni tenderuar disa procedura, përgjatë gjithë këtyre tenderimeve ju ka qëlluar punë e pambaruar?
Mazniku: Patjetër që janë bërë qindra projekte ka momente që një pune mund të ngec, ka pas arsye të ndryshme që mund të bëheshin pengesë, por saktësoj se këto janë pjesë teknike. Unë nuk di të ketë projekte të pambaruar, por di që ka pasur projekte që nga 1 vit kanë zgjatur deri në 1 vit e gjysëm. Kur punimet ndalonin për faj të kompanisë merreshin masa në ngarkim të kompanisë, deri në përjashtimin e saj nga gara për tenderat.
Avokat Denion Bogdani: Keni pas ndërhyrje për të favorizuar kompaninë 5D ose Vas konstruksion?
Maznik: Jo, nuk kam pasur.
Top Channel