Sherri mes nxënësve në gjimnazin në Kamëz/ Të plagosur me mjet prerës dy të mitur, njëri prej tyre me plagë të rënda

02/10/2025 11:47

Një konflikt ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e jashtme të një gjimnazi në Kamëz, mes disa nxënësve.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, bën me dije se fëmijët kanë përdorur sende të forta përfshirë mjete prerëse.

Të lënduar kanë mbetur dy të mitur, njëri prej tyre ka marrë plagë serioze.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rastit.

Top Channel