UPT firmos marrëveshjen me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku: Na duhen të rinj të kualifikuar, shkollat do të kthehen në multifunksionale

01/10/2025 12:10

Këtë të mërkurë, në Universitetin Politeknik të Tiranës firmoset marrëveshja mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë më këtë institucion.

Kjo marrëveshje është një hap për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.

Belinda Balluku, Zëvendëskryeministre, njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, u shpreh se kjo marrëveshje shënon fillimin e një nisme të re, që lidhet me një tjetër institucion të rëndësishëm, autoritetin rrugor.

“Sot më shumë se kurrë është e rëndësishme që Shqipëria të punojë për ngritjen e një kapitali njerëzor që do t’i shërbejë ‘Shqipërisë 2030’. Ka nevojë për burime njerëzore që duhet të jenë të trajnuara dhe të kenë kaluar fazat e edukimit sipas kritereve të BE. Pa njerëz të formuar, pa të rinj të arsimuar, çdo reformë e vizion mbetet i mangët. Ndaj sot duhet të investojmë te te rinjtë.

Qeveria ka hartuar një program që vendos njeriun në qendër, brenda këtij mandati paga mesatare do jetë 1000 euro. Thelbësor është krijimi i mundësive të arsimit dhe trajnimit profesional. Shkollat do kthehen në multifunksionale, me konvikte dhe certifikata që do të njihen kudo. Duam të rekrutojmë profesionistë të rinj, në infrastrukturë, energjia etj. Ata që janë në fund të karrierës do duhet t’i lënë stafetën të rinjve”, u shpreh ajo.

Më tej gjatë fjalës së saj, Balluku tha se Aviacioni do të shkojë edhe më tej, duke shtuar se inovacioni nuk zëvendëson në asnjë rast kapitalin njerëzor, dhe se së bashku duhet të shkojnë paralel.

“Aviacioni ka qenë gjithmonë inovator, por do të shkojë edhe më tej. Tashmë me numrin e fluturimeve dhe me numrin e pasagjerëve që ne përpunojmë në një nga aeroportet tona, siç është rasti i Rinasit ku ka arritur në 53 mijë pasagjerë në një ditë, që dikur ne mbanim si ditë të shënuar një rekord me 20 mijë pasagjerë, sigurisht inovacioni duhet të jetë prezent, por inovacioni nuk zëvendëson në asnjë rast kapitalin njerëzor. Janë dy komponentë që ecin në mënyrë paralele dhe që janë po aq të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ndaj ne jemi këtu sot dhe unë mendoj se ky është një moment i shkëlqyer për një bashkëpunim akoma më të ngushtë mes nesh”, u shpreh ministrja.

Ajo ndau edhe lajmin se nga 10 tetori një nga kompanitë më të mira përsa i përket mirëmbajtjes së avionëve, do të vijë në Shqipëri për të nisur intervistat e para dhe për të rekrutuar 40 punonjësit e parë, të cilët hynë në një industri të re.

“Në javën e ardhshme, pra duke nisur diku nga data 10 tetor një nga kompanitë më të mira përsa i përket mirëmbajtjes së avionëve, do të vijë në Shqipëri për të nisur intervistat e para dhe për të rekrutuar 40 punonjësit e parë, të cilët hynë në një industri të re. Industria e mirëmbajtjes së avionëve, diçka që nuk e kemi pasur deri më sot. Kjo është një kompani italiane ekselence e cila ka hyrë në marrëveshje me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, për të ngritur atje hangarët e parë dhe për të punësuar vetëm punonjës shqiptarë. Djem dhe vajza, të cilët kanë studiuar apo janë duke studiuar në fusha të ndryshme të inxhinierisë dhe duke i dhënë një formim që ne sot nuk e kemi në kurrikulat tona, por që sigurisht po të kemi një treg në të ardhmen, në bashkëpunim edhe me Universitetin Politeknik, ne do të diskutojmë sesi ta kthejmë pjesën e aviacionit, avioniks më saktë, por edhe pjesën e navigimit në një kurrikul permanente të këtij fakulteti.

Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh që sot shumë fusha po bazohen mbi inovacionin, ose do të thoja më saktë gjithçka po bazohet mbi inovacionin dhe Qeveria Shqiptare e ka një prioritet tashmë. Ne kemi edhe një ministre e cila vjen si një produkt i inteligjencës artificiale. Trafiku rrugor, duke nisur nga viti 2026, do të jetë gjithashtu një nga sektorët ku inovacioni do të lulëzojë përmes një qendre të monitorimit të trafikut apo përmes kamerave inteligjente, që do të ndihmojnë të gjithë procesin në të gjitha akset kombëtare, duke nisur me 200 kilometrat e para. Aviacioni ka qenë gjithmonë inovator, por do të shkojë edhe më tej. Tashmë me numrin e fluturimeve dhe me numrin e pasagjerëve që ne përpunojmë në një nga aeroportet tona, siç është rasti i Rinasit ku ka arritur në 53 mijë pasagjerë në një ditë, që dikur ne mbanim si ditë të shënuar një rekord me 20 mijë pasagjerë, sigurisht inovacioni duhet të jetë prezent, por inovacioni nuk zëvendëson në asnjë rast kapitalin njerëzor. Janë dy komponentë që ecin në mënyrë paralele dhe që janë po aq të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ndaj ne jemi këtu sot dhe unë mendoj se ky është një moment i shkëlqyer për një bashkëpunim akoma më të ngushtë mes nesh”, deklaroi Balluku.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta