“Të rinjtë shqiptarë dinë të shkëlqejnë kur u jepet mundësia”/ Firmosja e marrëveshjes me Politeknikun, ministrja Balluku thirrje studentëve

01/10/2025 10:19

Kryeministri Edi Rama dhe Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishin të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës

Në fjalën e saj, ministrja Balluku tha: “Këto nuk janë thjesht statistika. Janë histori suksesi që tregojnë se të rinjtë shqiptarë, kur i jepet mundësia, dinë të shkëlqejnë. Jam shumë e lumtur që sot, çelet një tjetër dritare. Marrëveshja që nënshkruajmë sot shënon fillimin e një nisme të re, që këtë radhë lidhet me një tjetër ndërmarrje në Republikën e Shqipërisë. Ka edhe një element tjetër ky bashkëpunim, barazinë gjinore. Kur flisnim me rektorin dhe me përfaqësuesit e Bankës Botërore, ne i treguam se në punën e rëndë ka shumë vajza dhe gra që punojnë.

Nga ana tjetër, do të doja të sqaroja pak si do të funksionojë, sepse edhe teknikalitetet janë të rëndësishme.

Në rastin e parë fillojmë në muajin nëntor dhe përfundon në muajin prill. Në rastin e dytë, fillon në muajin mars dhe përfundon në muajin maj. Pjesë integrale e kurrikulës do të jenë vizitat e përjavshme në terren. Mund të uleni në tryeza, të lexoni projekte dhe libra, por vendi që mësoni më shumë janë kantieret. Aty do të mësoni si zhvillohet infrastruktura e vërtetë.

Jemi duke kaluar në një nivel tjetër. Kur unë fillova të drejtoja trafikun ajror, ishte një nga punët më të kërkuara. Sot ne do të zhvillohemi edhe në dy sektorë të njëjtë model, që është ai i trafikut detar dhe të gjithë rrjetin hekurudhor. Sot do të përfitoja nga rasti t’ju thoja edhe një fakt të rëndësishëm.”

Top Channel