
01/10 08:43
Tetori Rozë është muaji ndërkombëtar i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka reaguar në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit, teksa inkurajon vajzat dhe gratë që përballen me këtë sëmundje.
Sakaq ai shton që parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm, shpëtojnë jetë.
“Çdo histori është unike, çdo rrugëtim ka rëndësi.
Në Muajin e Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, inkurajojmë gratë dhe vajzat që me guxim të jashtëzakonshëm përballen me këtë sëmundje.
Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë”, shprehet Begaj.
Top Channel